Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeMaqedonci do ta takojë në SHBA ndihmëssekretarin amerikan që bëri një paralajmërim...

Maqedonci do ta takojë në SHBA ndihmëssekretarin amerikan që bëri një paralajmërim të fortë për veriun

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë ditëve në vijim to të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Maqedonci pritet të takohet me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

Pos tij, Maqedonci to të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes.

“Gjatë ditëve në vijim do të kem një vizitë zyrtare në Departamentin e shtetit dhe atë të Mbrojtjes, në Departmaentin e Shtetit do ta takoj James O’Brien që është asistent sekretar për Evropë dhe Euro Azi, kurse në atë të mbrojtjes do të kem disa takime…”, tha ministri në emisionin “Five’, në RTV Dukagjini.

Ai tregon edhe arsyet e përzgjedhjes së tij për të shkuar në Amerikë në vizitë.

Ndërkohë, O’Brien, i ka paralajmëruar Kosovën dhe Serbinë se shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n.

“Është e rëndësishme që të dyja palët ta kuptojnë se nëse ndodh ndonjë trazirë në veri, kjo nënkupton përballje me NATO-n”, tha O’Brien për gazetarë.

Ai tha se veriu i Kosovës duhet të jetë i qetë dhe i sigurt në mënyrë që Kosova dhe Serbia të shënojnë përparim politik në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Gjendja në veriun e Kosovës, vendi i banuar me shumicë serbe, vazhdon të jetë e tensionuar prej fillimit të këtij viti, kur serbët lokalë i kundërshtuan kryetarët shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe, të cilët dolën nga zgjedhjet e bojkotuara nga serbët në prill.

Më 24 shtator, gjendja u përshkallëzuan pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur i serbëve në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments