Mbi 300 mijë qytetarë të Shqipërisë kanë marrë të dy dozat e vaksinës, teksa janë kryer mbi 790 mijë vaksinime anticovid në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar përmes rrjeteve sociale procesin ecurinë e procesit të vaksinimit në vend.
Sipas saj vijon pa u ndalur programi kombëtar i vaksinimit në qendrat e vaksinimit të përqëndruar dhe në qendrat shëndetësore afër vendbanimit, vijon pa u ndalur programi kombëtar i vaksinimit.
Këtë javë në Shqipëri kanë mbërritur 11,700 vaksina Pfizer dhe 40800 vaksina të prodhuara nga kompania anglo-suedeze Astra Zeneca, si pjesë e instrumentit COVAX.
Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 899,550 vaksina AntiCovid dhe sasi të tjera pritet të vijnë.