Gjiganti anglez ka marrë një fitore shumë të rëndësishme.
Manchester United ka arritur të mposht Villarrealin me rezultat 0-1.
Ndeshja nisi me intensitet të lartë, me të dyja skuadrat që sulmonin në tentim të gjejnë golin e epërsisë.
Vazhdimi i lojës i takoi Villarrealit që pati më shumë raste, dhe pati posedimin e topit, megjithatë pjesa e parë u mbyll 0-0.
Edhe pjesën e dytë më mirë e nisën vendasit që patën disa raste të mria shënimi, por në vend ishte David De Gea me disa pritje vendimtare.
Në min e 78′ u zhbllokua ndeshje, një gabim të mbrojes së vendasve e shfrytëzoi për mrekulli Cristiano Ronaldo që i dha epërsinë ekipit të tij.
Krejt në fund vulosin përfundimtarë 0-2 e vulosi Jadon Sancho me golin e realizuar në min 90′.
Me këtë fitore United tashmë ka 10 pikë në grupin F dhe ka siguruar kualifikimin tutje, kurse Villarreali ka shtatë pikë në vendin e dytë.
Në anën tjetër Bayerni ka mposhtur Dynamo Kievin me rezultat 1-2.
Për gjermanët golat i realizuar Robert Lewandowski dhe Kingsley Coman kurse për ukrainasit shënoi Denys Garmash.