Gjiganti anglez po vazhdon të kërkojë një top-sulmues.
Man City gjatë verës kishte shprehur interesim për Harry Kane.
Megjithatë, Tottenhami ishte e vendosur ta mbante yllin e tyre dhe refuzoi çdo ofertë të kampionëve të Anglisë.
Sot gjatë ditës ishte vetë Kane ai që konfirmoi se do të mbetet pjesë e Tottenhamit edhe për të paktën një sezon.
Sipas ‘ESPN’, tani ‘Citizens’ kanë kthyer tërë fokusin kah ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo.
Raportohet se Ronaldo dëshiron të largohet nga Italia, dhe do të ishte i hapur për një rikthim në Angli ku më herët kishte bërë karrierë te Man Utd.
“Zonja e Vjetër”, thuhet se po kërkon vetëm 30 milionë euro për shitjen e tij, por problem mbetet paga e 36-vjeçarit që duket e lartë për gjigantin anglez.
E ardhmja e portugezit pritet të vendoset së shpejti.