E ardhmja e Harry Kane mbetet ende e paqartë.
Man City vazhdon interesimin për transferimin e Kane.
Kampionët e Anglisë kanë bërë ofertën e tyre, dëshira e futbollistit është të largohet por kërkesat e Tottenhamit janë shumë të larta.
Sipas ‘Daily Star’, ‘Citizens’ po ofrojnë 140 milionë euro për transferimin e anglezit, ndërsa në anën tjetër Hotspur kërkojnë rreth 190 milionë euro për ta lënë të lirë.
Pep Gaurdiola vazhdon të shpresojë që do ta ketë në ekip yllin e Anglisë së bashku me mesfushorin Jack Grealish që të synojnë të gjithë trofetë e mundshëm sezonin e ri.
Dy klubet do të vazhdojnë bisedimet dhe mbetet të shihet nëse do të arrijnë ndonjë marrëveshje gjatë ditëve në vijim.