Barcelona dhe Manchester City janë 13 milionë funte larg njëra-tjetrës në vlerësimin e Ferran Torres.
Manchester City i ka caktuar çmimin sulmuesit spanjoll, Ferran Torres, i cili kërkohet me ngulm nga Barcelona.
Katalanët nuk kanë mjaftueshëm para për ta paguar kartonin e lojtarit, por po shpresojnë për një kompromis me ‘Citizens’.
Sipas raportimeve të ‘Dailymail’, Man City e vlerëson 51 milionë funte kartonin e spanjollit, përcjell lajmi.net. Kjo është më shumë sesa dyfishi i 21 milionë funteve që e sillnin lojtarin nga Valencia te City.
Barca ka në dispozicion 38 milionë funte për të nisur në ofertën për lojtarin, i cili tashmë i ka bërë të qartë klubit të tij se dëshiron largimin.
Torres është prioriteti në listën e dëshirave të Barcës, ku janë lakuar edhe emra si Adeyemi e Olmo.