Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeMakina ra në Shkumbin, policia: Viktimat janë burrë e grua

Makina ra në Shkumbin, policia: Viktimat janë burrë e grua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 07:45, në afërsi të fshatit Pishkash në Librazhd. Një çift bashkëshortësh humbën tragjikisht jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin ra në lumin Shkumbin. Viktimat janë A. Y. rreth 55 vjeç dhe bashkëshortja e tij, M. Y., rreth 50 vjeçe, nga Devolli.

“Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës. Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet.

Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”, tha policia në një njoftim paraprak për mediat.

Aktualisht autoritetet policore dhe ato zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për nxjerrjen e trupave të pajetë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments