Duke iu drejtuar qytetarëve të pavaksinuar, i pari i shtetit francez deklaroi se “nuk mund të pranojë se ata po rrezikojnë lirinë e njerëzve të tjerë”. Në fillim të kësaj jave ai iu drejtua me fjalë shumë vulgare, gjë që provokoi edhe kundërshtarët politikë.
“Kur je qytetar, atëherë duhet të pranosh që ke detyra qytetare”, shtoi ai.
Presidenti francez 44-vjeçar po përballet me një tjetër valë të pandemisë së coronavirusit. Më shumë se 200 mijë janë regjistruar gjatë ditës së fundit.
Më 6 janar, dhoma e ulët e parlamentit të këtij shteti pranoi që vaksinimi kushtëzon lëvizjen në hapësirat publike. Mbetet që Senati ta pranojë këtë që ky rregull të hyjë në fuqi dhe pritet të ndodhë nga mesi i këtij muaji