Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaMacron në një vizitë dyditore në Serbi në fund të muajit, e...

Macron në një vizitë dyditore në Serbi në fund të muajit, e konfirmon Pallati Élysée

Presidenti francez, Emmanuel Macron, më 29 dhe 30 gusht do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi.

Kjo është bërë e ditur nga zyra për media e kreut të shtetit serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq së fundmi, në hapjen e Shtëpisë Serbe në Paris, gjatë Lojërave Olimpike, ka paralajmëruar vizitën e Macronit.

Vizita e kreut të shtetit francez në Beograd vjen asaj të kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Pas vizitës zyrtare në Paris në prill të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ky udhëtim do të jetë një mundësi për të dy krerët e shteteve që të kenë diskutime mbi ekonominë, shëndetin, energjinë, kulturën dhe inteligjencën artificiale, thuhet në njoftimin e Pallatit Elysee.

Kur i uroi mirëseardhjen Aleksandar Vuçiqit në Francë në pranverë, Emmanuel Macron deklaroi se e ardhmja e Serbisë qëndron “brenda Bashkimit Europian” dhe  “askund tjetër”. Ai i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që “secila ta bëjë pjesën e vet” dhe  “të shkojnë më tej” në rrugën e normalizimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments