Saturday, November 23, 2024
HomeBotaMacron dënon vrasjen e algjerianëve në protestën e vitit 1961: E pafalshme

Macron dënon vrasjen e algjerianëve në protestën e vitit 1961: E pafalshme

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka dënuar dhe i ka quajtur si “të pafalshme” goditjet vdekjeprurëse ndaj protestuesve algjerianë të vitit 1961, të cilat u fshehën për dekada nga autoritetet franceze.

 

Macron u tha të afërmve dhe aktivistëve në 60 vjetorin e protestës se “krimet” u kryen natën e 17 tetorit 1961, nën komandën e shefit famëkeq të policisë së Parisit, Maurice Papon, njofton Klan Kosova.

Ai pranoi se disa dhjetra protestues u vranë, “trupat e tyre u hodhën në lumin Seine” derisa bëri homazhe në kujtim të viktimave.

Numri i saktë i viktimave nuk është publikuar kurrë i saktë derisa aktivistë kanë frikë se qindra njerëz mund të ishin vrarë, shkruan Al Jazeera.

Policia sulmoi demonstratën të 25,000 algjerianëve që protestonin kundër një shtetrrethimi të vendosur ndaj algjerianëve.

Marshi u shtyp “brutalisht, dhunshëm dhe me gjak”, tha zyra e Macron në një deklaratë.

“Macron njohu faktet: se krimet e kryera atë natë nën Maurice Papon janë të pafalshme për Republikën. Kjo tragjedi u fsheh gjatë, u mohua ose u fsheh”, tha zyra.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments