Sunday, November 17, 2024
HomeLajmeKosova“Ma kpute dorën, lëshoma amani t’koftë”, Policia konfrontohet me të moshuarin në...

“Ma kpute dorën, lëshoma amani t’koftë”, Policia konfrontohet me të moshuarin në Vushtrri

Një konfrontim në mes një qytetari dhe një pjesëtari të Policisë së Kosovës ka ndodhur para pak minutash në sheshin e Vushtrrisë.

Sipas dëshmitarit të rastit bëhet fjalë për mosmbajtjen e maskës.

Në video shihet se si pjesëtari i Policisë e kishte kapur të moshuarin, gjersa priste që të vinte patrulla tjetër policore.

Po ashtu, i moshuari dëgjohej duke bërtitur e kërkuar që t’ia lëshonte dorën.

“O ma kpute dorën o zotëri, vet vi, amani të koftë, vet po vi o zotëri po lshoma dorën se vet jam tu ardh”, dëgjohet duke thënë i moshuari.

Kjo ngjarja ka ndodhur në mes të sheshit të Vushtrrisë ku dhjetra persona ishin mbledhur për të parë çfarë po ndodhte.

Njëri prej tyre dëgjohet duke thënë “ Lëshoja dorën se ia theve dorën”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments