Me 26 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim opozita në komunën e Prishtinës ka emëruar aksionarët e rinj në ndërmarrjet publike.
Një prej tyre është edhe asistenti i kryeministrit Kurti, Arianit Beqiri. Ai është emëruar aksionar në Ndërmarrjen Publike Banesore.
Aksionarët e rinj të emëruar janë: Gëzim Mehmeti dhe Sami Borovcin në “Termokos”, Arianti Beqiri dhe Besart Krasniqi në “Ndërmarrjen Publike Banesore”, Femi Osmani dhe Petrit Reçica në ndërmarrjen “Pastrimi”, Valbona Ajeti dhe Taulant Maxharraj në ndërmarrjen “Hortikultura”, Triera Kosumi- Berisha dhe Gëzim Sveçla në “Trafikun Urban”, Endrit Zabërgja dhe Bahri Gashi në “Sport Marketing”, Mirsad Vitia dhe Besnik Mujeci në “Stacionin e Autobusëve”, Flamur Kelmendi dhe Besnik Haziri në “Prishtina Parking”, Kushtrim Mushica dhe Endrit Gashi në “Pallatin e Rinisë” dhe Teuta Kadiu-Gjinolli dhe Arbnora Berisha në “Kuzhina Qendrore”.
Në seancën e sotme të jashtëzakonshme nuk kanë marrë pjesë LDK dhe PDK që e ndajnë pushtetin në Prishtinë.