Opinionistja, Jehona Lushaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për siç tha, papërgatitje në lidhje me çështjen e dialogut Kosovë Serbi.
“Nuk është çështje dëshire, por serioziteti në qasje dhe kërkon një përgatitje shumë serioze. Madje kërkohet një qasje edhe më serioze që e kemi parë gjatë vizitës së Palmer dhe Lajçak, p.sh. gabime në protokoll dhe ato të rangut më amatoresk, e kjo të jep disa sinjale të papërgatitjes totale të kësaj qeverie. Por duhet të mobilizohen të gjitha kapacitetet e duhura që ky dialog të përgatitet”, deklaroi ajo.
“Sinjalet e para duket se nuk janë aq premtuese. Kemi parë hapa shumë të thjeshtë të paktën në përgatitje. Megjithatë duhet me qenë optimistë dhe vizita e dy politikanëve të rëndësishëm do të duhej të ishte thirrje për ta ngritur vetëdijen tonë në kuadër të qeverisë për t’u përgatitur sa më mirë, se jemi duke iu afruar disa vendimeve që si shoqëri të kemi më lëhtë për të kapërdijë kompromise”.
Në emisionin Info Mgazine në Klan Kosova ajo po ashtu deklaroi se është jetike që Kurti t’i shembë praktikat e kryeministrave të kaluar që kanë qenë jotransparentë.
“Deri tash s’kemi parë ndonjë dinamikë llogaridhënieje. Duhet të ketë edhe intervista ku i kërkohet edhe televizioneve më shumë hapësirë për të treguar se çka po na pret dhe çfarë do të ndodhë në atë dialog”.
“Ai është kryeministër i Kosovës dhe i obligohet Parlamentit të Kosovës për llogaridhënie dhe qytetarëve për t’i mbajtur të informuar. Nuk është aspak e sinqertë që nëse shkon ne dialog dhe diskutohet çështja e Kosovës dhe versione konkrete se çka do të mund të ishin zgjidhjet dhe pastaj të del në konferencë dhe të thotë diçka tjetër”.
“Komunikimi dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve është jetike, përndryshe do t’i kushtojë në karrierë edhe Kurtit dhe çdo politikani që do të vijë në të ardhmen”, përfundoi Lushaku.