Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se situata në veri të vendit nuk mund të qetësohet vetëm me dorëheqjen e kryetarëve të komunave.
‘’Duhet të japin dorëheqje jo vetëm kryetarët e komunave por edhe asambletë. Problemi është më i thellë se sa shihet, ky duhet të jetë një vendim politik i Kosovës sepse deputet dhe kryetaret e komunave janë të dy partive politike VV-së dhe PDK-së’’, tha Peci.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se Kosova është e gatshme që të organizojë zgjedhje të reja në pjesën veriore të Kosovës. Këtë kërkesë e bënë presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Gjithashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në një bisedë me zëvendëskëshilltarin për Sigurinë Kombëtare në administratën Biden, Jonathan Finer, ka thënë se për depërshkallëzimin e situatës, duhet që t’i jipet fund dhunës nga bandat e mbështetura nga Beogradi deri në zgjedhjet e reja./21