Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaLuftimi i krimit: Qeveria tregon se çka i tha Varhelyi, Bislimit në...

Luftimi i krimit: Qeveria tregon se çka i tha Varhelyi, Bislimit në Bruksel

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për takimin që ka pasur sot zv/kryeministri Besnik Bislimi me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi.

Qeveria në një komunikatë për media ka thënë se në takim është diskutuar për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit përmes ndihmës financiare që BE mund t’i ofrojë Kosovës.

“Në takim u diskutua për projekte potenciale në kuadër të mekanizmit të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA) dhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit përmes ndihmës financiare dhe ekspertizës që Bashkimi Evropian mund të ofrojë për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt BE-së”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

“Duke biseduar për reformat e nisura nga Qeveria e Kosovës, komisionari Varhelyi tha se do ta ndihmojë Kosovën në luftimin e krimit”, thuhet tutje në komunikatë.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e zbatimit të shpejtë të Planit Ekonomik dhe Investues të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“U bisedua edhe për progresin që Kosova ka bërë në procesin e vaksinimit, ku tani qëndron më së miri ndër vendet e rajonit, ndërsa komisionari Varhelyi shprehu gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar rreth certifikatës së vaksinimit”, tha qeveria në njoftimin e saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments