Luftime të reja kanë filluar në Luginën Panjshir të Afganistanit, e cila cilësohet si territori e fundit e territorit që ka mbetur jashtë duart të talebanëve.
Sipas mediumit britanik BBC, një nga udhëheqësit e rezistencës në luginë, Amrullah Saleh, hodhi poshtë raportet se talibanët e kishin kapur edhe atë zonë.
Por ai e pranoi se gjendja është e vështirë, pasi talebanët po mbyllin linjat e telefonit, internetit dhe energjisë elektrike.
Lugina Panjshir, në veri të kryeqytetit Kabul, është një nga provincat më të vogla të Afganistanit dhe e vetmja që nuk ka rënë në duart e talibanëve.
Fortesa tradicionale anti-talibanë është shtëpia e diku midis 150 mijë dhe 200 mijë njerëzve dhe është e fshehur prapa majave të maleve.