Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së martës.
Aty është djegur njëra zyrë që ndodhet në katin e sipërm të IML-së.
Nuk dihen ende shkaqet që quan enë ndezjen e flakëve.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës.
“Është djegur një zyre e objektit në katin e dytë, nga zjarri janë djegur disa letra. Nuk dihen ende shkaqet”, ka thënë udhëheqësi i zjarrfikësve, Malë Gashi.
Zjarri është lokalizuar mënjëherë.
Objekti i IML-së ishte përfshirë nga flakët edhe në fund të marsit. Atë kohë, dyshohej se shkaktar ishte defekti në instalimin elektrik.