Trajneri i Romës, Jose Mourinho, e ka lartësuar mbrojtësin e vet shqiptar, Marash Kumbulla, si lojtarin më të mirë në fitoren e mundimshme të skuadrës së tij ndaj Cagliarit të dielën.
Blerja e re Sergio Oliveira shënoi nga penalltia në debutimin e tij në pjesën e parë në Stadiumin Olimpi, gol që doli të ishte i mjaftueshëm që Roma ta mposhte 1:0 Cagliarin.
Mourinho kishte qenë i ashpër ndaj Kumbullës në të kaluarën, duke e kritikuar publikisht, por mbrojtësi shqiptar ia ka ndërruar mendjen trajnerit të vet me punën e zellshme në stërvitje dhe në fushë.
“Kumbulla ishte lojtari ynë më i mirë sonte, gjë që më lumturon mua shumë. Ai pati shumë vështirësi këtë sezon. Unë kam qenë i ashpër me të në stërvitje por ai s’e humbi përulësinë dhe qetësinë asnjëherë dhe është rritur shumë që prej atëherë”, tha Mourinho për mbrojtësin e Shqipërisë.
Mourinho shtoi: “Mendoj se ai i përshtatet më shumë mbrojtjes me tre futbollist”.
Kumbulla i ka bërë vetëm tetë paraqitje në Serie A ka nën udhëheqjen e Mourinhos këtë sezon.
Roma është në vendin e gjashtë në tabelën e Serie A me 35 pikë, shtatë pikë larg top katërshes.