Lojtarët e PSG-së besojnë se ardhja e trajnerit Zinedine Zidane është çështje kohe, pasi trajneri Mauricio Pochettino është i hapur të kalojë te Manchester United.
Pochettino është zgjedhja e parë e Man Unitedit, duke ndjekur shkarkimin e Ole Gunnar Solskjaer në vikend.
Michael Carrick për moment është trajner zëvendësues, por klubi planifikonte të punësojë një trajner deri në fund të sezonit.
Planet tani kanë ndryshuar, pas sugjerime që Pochettino është gati të rikthehet në Premierligë dhe të mos pres deri në fundin e sezonit.
Zidane ka informuar gjigantin anglez që është në pushime dhe është i interesuar për të drejtuar vetëm Francën ose PSG-në.
Marca tani raporton se lojtarët e PSG-së veçse janë duke e pritur emërimin e Zidanes si trajner në vend të Pochettinos.
Raporti shton se lojtarët tashmë janë duke diskutuar edhe për ardhjen e legjendës franceze, gjë që mund të ndodh shumë shpejtë.
Derisa PSG është 11 pikë larg pozitës së dytë në Ligue 1 dhe në pozitë shumë të fortë për Ligën e Kampionëve, Pochettino është i hapur për drejtuar “Djajtë e Kuq”.
Raportohet se trajneri nuk është i kënaqur me kulturën që PSG-ja është duke bërë, sidomos Leonardo, ngase nuk e pyet shpesh herë për disa vendimet.
Ndërkohë, familja e argjentinasit ndodhet në Londër, andaj në rast largimi, Zidane do marrë drejtimin e “Parisienëve”.