Sa herë përfundojnë zgjedhjet dikush del fitues e dikush humbës.
Shkruan: Muharrem Nitaj
Dhe rotacioni i pushtetit në plot raste është i shëndetshëm, por kjo nuk nënkupton se një qytet është çliruar as për të parën e as për të dytën herë.
Kjo logjikë është e pafre.
Nuk çlirohet qyteti pse dikush i fiton zgjedhjet dhe e përmbysë atë që qeverisur ka para tij.
Nuk bëhët fjalë as për çlirim metaforik madje, sepse ende nuk dihet nëse fituesi i ri mund të jetë çlirimtari apo barbari i ri.
Euforia e fitores në zgjedhje, nuk duhet ta kapërcejë përultësinë ndaj votuesit që me votën e tij të ka vendosur në fronin e fitores.
Ky sllogani se “filan qyteti u çlirua për të dytën here”, është tallje ndaj po atij qyteti.
Po të njejtit njerëz, nuk mund të ishin pushtues pse dikur kishin votuar të tjerë, e sot të jenë bërë çlirimtarë pse votue për juve paskan!!!
Çmimi për arrogancën paguhet herëdokur. Nëse jo në dorë, shkruhet në defter.