Friday, November 22, 2024
HomeLajmeKosova“Lleshi” i Pejës është në gjendje të rëndë shëndetësore nga kontakti me...

“Lleshi” i Pejës është në gjendje të rëndë shëndetësore nga kontakti me rrymën

Indeksonline mbrëmë ka raportuar për një rast tjetër të rëndë në lagjen “Asllan Çeshme” në Pejë. Një person ka pësuar lëndime të rënda në Pejë, pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, në shtëpinë e tij.

Personi i lënduar është emër i njohur që shumë vite në Pejë në profesionin e tii si picamen. Llesh Kolgjeraj ndodhet në gjendje kritike në Spitalin Rajonal të Pejës.

‘Pacienti ka ardhur në gjendje të rëndë. Për rreth një orë e kemi reanimuar dhe kemi arritur t’a kthejmë ritmin. Pra pas një maratone të reanimimit kardiopulmonar. E kemi referuar në repartin intensiv ku ndodhet i intubuar. Shpresojë që të mos jetë’ decerrebru.’-ka thënë Besnik Ibraj.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

‘Policia rreth orës 18:25 minuta ka marrë informatë nga spitali, për një person rreth 50 vjeçar që ka arritur në gjendje kritike, si pasojë e kontaktit me rrymën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Bardhyl’ në ‘Asllan çeshme’ të Pejës. Ekipet e mjekëve po bëjnë të pamundurën, ndërsa për momentin nuk kemi mundësi për asnjë informacion shtesë meqë hetuesit kryejnë punët në vendngjarje.’-konfirmon toger Fadil Gashi , Zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments