Saturday, November 23, 2024
HomeSportLlapi nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Shkupit, e mbyll...

Llapi nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Shkupit, e mbyll aventurën në Evropë

Shkupi kualifikohet në fazën tjetër të Ligës së Konferencës.

 

Ndeshja e kthimit mes Llapit dhe Shkupit është mbyllur me rezultat 1-1.

Llapi e nisi më mirë pjesën e parë, pati disa raste të mira shënimi por pa arritur të realizoj, pjesa e parë u mbyll 0-0.

Edhe në pjesën e dytë Llapi pati iniciativën e ndeshjes por gjërat u vështirësuan për ta kur në min e 74’ u përjashtua me karton të kuq Benjamin Emini.

Pak minuta më vonë në min e 78’ Shkupi kaloi në epërsi me golin e Ali Adem për 1-0.

Llapi reagoi shpejt duke barazuar rezultatin në min e 84’ Durim Fazliut.

Ky gol ishte i pamjaftushëm për Llapin pasi kanë humbur ndeshjen e parë në Shkup me rezultat 2-0, dhe tani eliminohen nga Conference League pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Skuadra e Shkupit në raundin e dytë takohet me Santa Claran.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments