Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ftuar në Frontal në T7 ka përmendur arsyet që sipas tij ndikuan të mos fitonte në raundin e parë të zgjedhjeve.
“Kam besu edhe një pjesë e madhe e qytetarëve, kemi besu se do të shkojmë (fitojmë) qysh në raundin e parë të zgjedhjeve. Zgjedhje pa kryetar të degës, pa kryesi, pa struktura dhe keqbërësit më sulmuan ulët, këto ishin problemet që na dërguan në balotazh”, tha Lladrovci në Frontal.
Ai foli edhe për takimin dhe mbështetjen që mori nga djali i ish-presidentit Thaçi, Endriti.
“Sa ishim aty presidenti u lajmërua në telefon Unë nuk bisedova, por më përshëndeti shumë, përshendete dhe tregoj se është i fortë dhe ecë përpara”, tha Lladrovci t’i ketë thënë Thaçi djalit të tij.
PDK është e pathyeshme, u shpreh ai tutje.