Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ndarë një foto me ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, foto e cila siç ka treguar i pari i Drenasit, është bërë pak ditë pas çlirimit të Kosovës në komunën e Skenderajt.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka shtuar se sa më shumë që po ecë koha, aq më shumë po rritet rëndësia dhe shkëlqimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Ai po ashtu ka shtuar se këto momente janë të paharrueshme.