Friday, September 20, 2024
HomeLajmeKosovaLladrovci: Kushdo që ka pësuar nga okupatori serb, nuk e ka të...

Lladrovci: Kushdo që ka pësuar nga okupatori serb, nuk e ka të drejtën që familjen e vet ta vendosë mbi Kosovën

Kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka komentuar zhvillimet e sotme në Kuvend, duke potencuar se “mosreagimi me kohë ndaj çdo shpifje kundër UÇK-së, solli edhe degradimin institucional”.

 

Lladrovci ka theksuar po ashtu se “kushdo që ka pësuar nga okupatori serb, nuk e ka të drejtën që familjen e vet ta vendosë mbi Kosovën dhe interesin nacional, e as të bëj gabime në saje të kësaj sakrifice, sepse vet heronjtë dhe dëshmorët e patën më të vlefshme Kosovën dhe kombin se fatin personal apo familjar”.

Lladrovci tha se kjo duhet të vlejë edhe për Donikën, edhe për Sarandën dhe kushdo që ishte dhe është i goditur nga okupatori serb!.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Mosreagimi me kohë ndaj çdo shpifje kundër UÇK-së, solli edhe degradimin institucional. Ky degradim nuk ka filluar sot.Për fat të keq, bija e atdhetarit dhe ideologut të shquar, kishte një mal me argumente për adresim në OKB, e ktheu tehun e goditjes nga nuk ishte as prioritet, as e drejtë jo vetëm diplomatike, por as politike e humane ndaj qytetarëve të Kosovës.Sot, akuzat e fushatave politike u bënë padrejtësisht agjendë kuvendore dhe fjalëve pa argument, me njollosje dhe fyerje të cilat do t’ia kishin lakmi edhe armiqtë tanë.Për fat të keq, edhe udhëheqësja e Seancës parlamentare nuk ishte në nivel të detyrës, sepse Qeveria nuk qëndron mbi Kuvendin, në asnjë rast.Kushdo që ka pësuar nga okupatori serb, nuk e ka të drejtën që familjen e vet ta vendosë mbi Kosovën dhe interesin nacional, e as të bëj gabime në saje të kësaj sakrifice, sepse vet heronjtë dhe dëshmorët e patën më të vlefshme Kosovën dhe kombin se fatin personal apo familjar.Kjo duhet të vlejë edhe për Donikën, edhe për Sarandën dhe kushdo që ishte dhe është i goditur nga okupatori serb!

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments