Janë luajtur sonte ndeshjet e radhës në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Liverpoolit ka arritur të mposht Atletico Madridin me rezultat 2-0.
The Reds ishin më dominues që nga fillimi dhe arritën të kalojnë në epërsi në min e 13′ me golin e Diego Jotas.
Vetëm pak minuta më vonë Sadio Mane dyfishoi epërsinë me golin e realizuar në min e 21′, për rezultatin e pjesës së parë 2-0.
Edhe pjesa e dytë i takoi në tërësi Liverpoolit që patën më shumë raste.
Përkundër rasteve, gola më nuk pati dhe kështu ekipi anglez fitoi me rezultat 2-0.
Me këtë fitore tani Liverpooli siguron kualifikimin në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve pasi ka 12 pikë në grupin B, ndërsa Atletico ka katër sosh në vendin e tretë.
Në duelet tjera Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Sheriff Tiraspol 1-3.
Man City fitoi 4-1 kundër Club Brugge, kurse PSG u ndal në barazim 2-2 kundër Leipzigut.
Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që u luajtën nga ora 21:00.