Skuadra e Liverpool synon të shtojë më shumë talent në skuadrën e saj, por nuk ka para të klubeve të mëdha në Evropë dhe ka një plan pune që bazohet në investimin e parave që vijnë nga shitjet e futbollistëve.
Mesfushori i Valencias, Carlos Soler është një nga lojtarët që Liverpool janë duke u interesuar për shërbimet e tij.
24-vjeçari është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm në La Liga vitet e fundit.
Që nga largimi i disa prej lojtarëve më të mirë nga skuadra (Rodrigo Moreno, Dani Parejo, Ferran Torres, Ezequiel Garay), mesfushori është bërë kyç tani tek Valencia.
Rikthimi i tij në pozicion, tani duke luajtur pak më afër mesit të fushës sesa nga linjat e krahëve dhe cilësia individuale ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të mëdha në Evropë, duke shtuar se kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2023 dhe ende nuk dieht për rinovimin e tij të mundshëm me klubin në Mestalla.
Një nga të interesuarit kryesorë në marrjen e shërbimeve të tij është Liverpool, i cili po kërkon një mesfushor të ri i cili mund të plotësojë rolin e Georginio Wijnaldum, i cili u largua nga klubi gjatë verës sepse kontrata e tij përfundoi dhe nënshkroi me PSG me parametra zero.
Skuadra e “Të Kuqve” synon të shtojë më shumë talent në skuadrën e saj, por nuk ka para të klubeve të mëdha në Evropë dhe ka një plan pune që bazohet në investimin e parave që vijnë në shitjen e futbollistëve. Edhe pse, ndryshe nga rastet e mëparshme, Carlos Soler është një pjesë që mund të arrijë një çmim më të ulët për faktin se ai përfundon kontratën e tij në verën e vitit 2023 – ai hyn në vitin e fundit të kontratës së tij në fund të kampanjës aktuale.
Klopp është një nga të interesuarit kryesorë për të nënshkruar me mesfushorin spanjoll, të cilin e pëlqen shumë për shkak të aftësisë së tij për të zënë role të ndryshme brenda zonës së mesfushorit. Problemi i vetëm është pozicioni i Valencia CF, të cilët gjithashtu nuk duan të humbin lehtë një nga yjet e tyre kryesorë.