Liverpool pret sonte në Anfield skuadrën e Leeds United
Liverpool do ta këtë një ndeshje sonte që do ta fuste atë në luftë për titull me Manchester City.
Humbja e City në vikend nga Tottenhami ka bërë që epërsia e tyre të shkrihet në gjashtë pikë. Liverpool ka një ndeshje më pak të zhvilluar se City dhe atë e zhvillon sonte pikërisht kundër Leeds United.
Në këtë ndeshje Klopp nuk do të mund të llogarit në shërbimet e Roberto Firminos dhe Diogo Jotas që janë të lënduar.
Për këtë në sulm sonte ai ka startuar me: Diaz, Salah dhe Mane.
Në rast të fitores Liverpool do të këtë 60 pikë, tri më pak se City që është në vendin e parë me 63 pikë.
Në anën tjetër Leeds për momentin është në vendin e 15 me 23 pikë.
Formacionet zyrtare:

Liverpool

Leeds United
Ndeshja fillon në ora 20:45