Teksa qytetarët vijojnë protestat para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, kryesisht të naftës, kryeministri Edi Rama ka dalë live në facebook duke dhënë disa përgjigje.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Qysh i vogël e kam mësuar se në varr leku nuk bën punë as sa dheu. Po siç thashë nuk janë problem as ulërimat as sharjet as mallikmet. Në situata të tilla problemi është bashkimi te e vërteta dhe te faktet. I kam ndjekur komentet e tua që pas konferencës ku folëm me shifra dhe fakte për masat tona për mosrritjen e çmimeve. Çmimi vijoi të ngrihet.
Problemi është te bashkimi në një situatë të tillë. Ça bashkimi flet, ku do bashkohemi, ti je në reahtinë tënde, jemi ne që e hamë goditjen. Jam njeriu i fundit fare në Shqipëri që i pres me qetësi rritjen e çmimeve dhe problemet që krijohen apo që nuk do të rriten më shumë të ardhurat e kështu me radhë.
E nevojshme është që të shpjegoj se çfarë dua të them me bashkim. Ne s’mund të jemi të ndarë për faktet, për opinionet po.
Problemi me energjinë dhe naftën thonë disa se ne i kemi mjaftueshëm se Shqipëria është e pasur por fajin e ka qeveria që i shet jashtë. Ne nuk e kemi mjaftueshëm energjinë as kur jemi në kulmi e prodhimit me reshje të larta e jo më me reshje të ulëta. Nafta jonë është e rëndë. Shitet për bitum.