Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaLista Serbe reagon pas vizitës së Sveçlës e Mehajt në Jarinje e...

Lista Serbe reagon pas vizitës së Sveçlës e Mehajt në Jarinje e Bërnjak: Kush iu dha pëlqimin?

Lista Serbe ka reaguar pas vizitës së sotme të ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla dhe atij të Mbrojtjes Armend Mehaj në Jarinjë e Bërnjak, duke e quajtur vizitën e tyre provokim, ndonëse ministrat kanë vizituar hapësira brenda territorit shtetëror.

Sipas Listës Serbe, qytetarët serbë janë të shqetësuar dhe duan të dinë arsyet e vizitës së tyre.

“Në këtë moment qytetarët janë të shqetësuar dhe shtrojnë pyetjen se në çfarë cilësie ka qenë ministri i Mbrojtjes i Prishtinës Mehaj te komunitetet serbe, me çfarë rasti, kush e ka thirrur, a janë shoqëruar nga pjesëtarët e FSK-së dhe prej ku kanë marrë pëlqimin që të shkojnë në veri të Kosovës?”, thuhet në deklaratën e partisë serbe.

Sot, ministri Mehaj gjatë vizitës në dy pikat kufitare, ka thënë se në pikat kuftare në Jarinje e Bërnjak, po vazhdon me sukses kontrolli strikt, i cili mundëson luftimin me efikasitet të kontrabandës.

“Për të parë nga afër punën që po bëjnë Njësitet tona të Policisë, së bashku me Ministrin Xhelal Sveçla, ishim në vizitë në këto dy pika.  Policia jonë po bën punë të shkëlqyer, me nder e dinjitet. Zbatimi i ligjit është dhe do të mbetet detyra e përkushtimi ynë kryesor.  Përgëzoj Policinë e Republikës së Kosovës, për profesionalizmin në punën e tyre, gjithnjë në shërbim të vendit”, ka njoftuar ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments