Se çështja nuk është e padëmshme tregoi reagimi i KFOR, i cili në mënyrë të përsëritur përforcoi mbrojtjen e manastirit, vendosi njëzet kamera të reja, futi patrulla të rregullta dhe madje edhe qëndrim të vazhdueshëm të ushtarëve në brendësi të manastirit. Reflektuesit me dritë infra të kuqe janë instaluar gjithashtu”.
Lista Serbe e ka kritikuar Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti për letrën që i kanë dërguar organizatës Europa Nostra, ku i kanë shpjeguar se pse Manastiri i Deçanit nuk është i rrezikuar.
Sipas Listës Serbe, Osmani dhe Kurti me këtë letër kanë treguar se Kosova nuk është një mjedis multikulturor.
“Reagimi i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për faktin se organizata “Europa Nostra” përfshiu Manastirin Visoki Decani në listën e monumenteve më të rrezikuara të kulturës në Evropë është vetëm një konfirmim tjetër i rrezikimit të trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë”.
“Përpjekja e Kurtit dhe Osmanit për të paraqitur vetë-shpalljen e Kosovës si një oazë të multikulturalizmit dhe multikonfessionalizmit pothuajse çdo ditë mohohet nga përdhosja e objekteve të kishës Ortodokse Serbe dhe varrezave Ortodokse në të gjithë Kosovën dhe të gjitha ato raste janë dokumentuar me kujdes dhe janë dëshmuar”.
“Mbyllja e syve për realitetin dhe mohimi i motivuar politikisht i situatës në terren, është një mesazh inkurajimi për ekstremistët për të vazhduar praktikën e sulmit të vendeve të shenjta serbe, duke mos zvogëluar kështu rrezikimin e tyre”.
Lista Serbe thekson se Manastiri i Deçanit është objekti më i sulmuar i trashëgimisë kulturore në Kosovë.
“Si monumenti i parë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, që nga viti 2005, Manastiri i Deçanit u sulmua me armë katër herë: dy sulme u kryen në vitin 2000, në kohën e trazirave të marsit të viti 2004 dhe tetë granata u hodhën në manastir në vitin 2007, i cili sulm rezultoi në gjykata me aktgjykim”.
“Gjithashtu në vitin 2014, në muret e manastirit, gdhendën mbishkrimet UÇK, ISIS. Në janar 2016, katër shqiptarë të armatosur të Kosovës u arrestuan para manastirit dhe siç rezulton dy të arrestuar u futën në listën e zezë si simpatizantë të ISIS”.
“Se çështja nuk është e padëmshme tregoi reagimi i KFOR, i cili në mënyrë të përsëritur përforcoi mbrojtjen e manastirit, vendosi njëzet kamera të reja, futi patrulla të rregullta dhe madje edhe qëndrim të vazhdueshëm të ushtarëve në brendësi të manastirit. Reflektuesit me dritë infra të kuqe janë instaluar gjithashtu”.
“Manastiri u pranua me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga maji i vitit 2016 me pronësi prej 24 hektarëve tokë dhe vendimi që është gjyqësor dhe i detyrueshëm nuk është ekzekutuar për vitin e pestë, pa ndonjë pasojë ligjore, megjithëse mosekzekutimi i këtij vendimi u kritikua nga Bashkimi Evropian, Departamenti i Shtetit, Ambasadat e vendeve të QUINT, OSBE, UNMIK dhe organizata të tjera”.