Dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagosur sonte në qytetin e Pejës.
Të vdekur si pasojë e të shtënave me armë mbetën Astrit Ademaj si dhe Blerand Kadriaj, të dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Por në këtë rast i plagosur ishte vëllai i kandidatit të PDK-së, për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, Avniu.
I njëjti tashmë është liruar nga spitali i Pejës ku edhe po mjekohej.
Kjo është bërë e ditur nga mjeku kujdestar, Sadri Berisha, i cili theksoi se i njëjti është plagosur në pjesën e dorës dhe është në gjendje stabile shëndetësore.
“Është i plagosur në dorë gjendja e tij është stabile. Është i liruar prej anës mjekësore”tha ai.