Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaLirohet nga burgu ish-deputeti Etem Arifi

Lirohet nga burgu ish-deputeti Etem Arifi

Ish-deputeti Etem Arifi është liruar dje nga burgu.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

Gashi ka bërë me dije se Arifi është liruar dje me vendim të panelit për lirim me kusht.

“Po, me vendim të panelit për lirim me kusht, personi në fjale është liruar dje në ora 16:00”, ka thnënë Gashi.

Ndryshe, Arifi ishte paraqitur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, më 29 shtator, pasi Gjykata Kushtetuese i kishte refuzuar ankesën në të cilën kishte kërkuar që të mos vuante dënimin.

Deputeti Etem Arifi dhe Bajram Gashi, drejtori i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, ishin akuzuar për përvetësim të rreth 26 mijë eurove.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments