Tre të arrestuarit nga policia serbe në Merdare, Dervish Maliqi, Esat Muçolli dhe Fatmir Hajdari, sapo janë liruar nga paraburgimi.
Kjo u bë e ditur nga familjarët e të arrestuarve.
Vendimi është marr pas seancës gjyqësore e cila sapo ka përfunduar në Gjykatën e Kurshumlisë.
Ndryshe ata janë arrestuar të martën nga autoritetet serbe në kufirin Kosovë-Serbi, saktësisht në Merdarë.