Friday, November 1, 2024
HomeLajmeKosovaLipjan: Nëna dyshon se një qendër trajtimi ka ushtruar dhunë fizike ndaj...

Lipjan: Nëna dyshon se një qendër trajtimi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj me Sindrom Down

Një 6 vjeçare nga Lipjani, e diagnostikuar me Sindromin Down po dyshohet se është keqtrajtuar fizikisht nga një qendër.

 

Nëna e saj Lumturije Mehmeti po akuzon një qendër në të cilën vajza e saj kishte marrë trajtim se e keqtrajtuan fizikisht.

Ajo thotë se për këtë filloi të dyshojë kur në trupin e vajzës panë shenja dhune.

Mehmeti tregon se ka vite që e ka dërguar vajzën për trajtim aty, por dyshimet u shtuan kur në këtë qendër pati ndryshim të stafit.

Por nëna e 6 vjeçare thotë se u konfrontua verbalisht me stafin dhe menaxhmentin e qendrës Smile, të cilët sipas saj më vonë edhe e kërcënuan.

Këto akuza, po i hedhin poshtë nga Qendra.

Prapa kamerës, nga ky institucion i thanë televizionit se janë vet ata që rastin e kanë denoncuar  në polici pasi që zonja në fjalë ka thyer rregullat e qendrës  dhe se me të janë duke u marrë organet kompetente.

Aktualisht me këtë rast po merren organet e rendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments