Një shtetase afgane, me inicialet S.F., 28 vjeçare, lindi një foshnje në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Fëmija u lind me operacion, peshon 3.7 kilogramë dhe i takon gjinisë mashkullore.
Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e gruas dhe e bebës është e mirë.
Kështu njoftoi SHSKUK përmes një njoftimi në Facebook.