Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaLimaj paralajmëron “rikthimin e madh”: Nisma do të kthehet në parlament

Limaj paralajmëron “rikthimin e madh”: Nisma do të kthehet në parlament

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të partisë së tij në nivel vendi.

 

Me këtë rast, Limaj i ka falënderuar drejtuesit e degëve për angazhimin e madh që kanë bërë në zgjedhjet lokale, ku Nisma i ka fituar zgjedhjet në Malishevë me kryetarin Ekrem Kastrati.

Ndonëse ka fituar në vetëm një komunë, Limaj këtë e ka quajtur si sukses dhe stabilitet të partisë së tij, ndërsa ka paralajmëruar rikthimin e fuqishëm në Kuvendin e Kosovës dhe instucionet qendrore.

“Suksesi dhe stabiliteti i Nismës në këto zgjedhje është mesazhi më i mirë se së shpejti zëri i Nismës do të rikthehet fuqishëm në Parlament dhe në institucione tjera qendrore”, ka thënë Limaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments