Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaLimaj: Nuk ka kryeministër që ka bërë lëshime e kompromise më të...

Limaj: Nuk ka kryeministër që ka bërë lëshime e kompromise më të mëdha e të dëmshme për vendin sesa Kurti

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, konsideron se kryeministri Kurti ka krijuar një opinion të rrejshëm kinse është këmbëngulës në qëndrimet e tij.

Por sipas tij, vendimet e Kurtit po e dëmtojnë Kosovën, dhe në fund ai po bën lëshime e kompromise, raporton Ekonomia Online.

“Fatkeqësisht këtu është krijuar një opinion i rrejshëm se z. Kurti gjoja është këmbëngulës në qëndrimet e tij. Në fakt nuk ka kryeministër që ka bërë lëshime e kompromise më të mëdha e të dëmshme për vendin”.

“Veçse dallimi është se vendi ka marrë goditje, dhe në të gjitha këto qëndrime të proklamuara ka hequr dorë”, shtoi Limaj.

Kryetari i Nismës i bëri komentet për gazetarët, gjatë një ngjarjeje të përbashkët me partnerin e tij të koalicionit – kryetarin e AAK-së, Haradinaj, të organizuar nga qeveria studentore e Institutit të Teknologjisë Rochester (A.U.K.), me rastin e 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s.

“Ai veç merr goditje kthehet mbrapa dhe Kosova është ndalë. Kosova tash e tri vite është ndalë, asgjë s’ka ecur as në planet e zhvillimit ekonomik, as nuk e prishur dhe ka humbur mundësinë e promovimit të saj në arenën ndërkombëtare dhe rrumbëllakësimin e shtetësisë sonë, dhe këto janë rezultate, fatkeqësisht”, tha kryetari i Nismës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments