Friday, November 29, 2024
HomeLajmeLimaj: Kosova ka hyrë në fazë të rëndë, zëvendësimi i Policisë me...

Limaj: Kosova ka hyrë në fazë të rëndë, zëvendësimi i Policisë me KFOR-in i papranueshëm

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, Kosova ka hyrë në një fazë të rëndë, teksa e sheh edhe si test i shpërfaqjes së këtij sulmi tek bashkësia ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

Limaj ka shprehur shqetësimin se si do t’ia arrijë Kosova ta paraqesë këtë sulm në rrafshin diplomatik dhe vendosmërinë e Kosovës për të shkuar drejtë paqes.

Ndërsa zëvendësimin e Policisë së Kosovës me KFOR-in, Limaj e quan të papranueshme.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Limaj ka kërkuar nga Qeveria që ta bindë faktorin ndërkombëtarë për stabilitet dhe për përmbyllje të problemeve me Serbinë.

“Jam i shqetësuar nga ajo ditë dhe nga ajo që mundet me ardh edhe në planin politik. Është një fazë e rëndë për Kosovën, nuk është e lehtë. I frikësuar se sa kanë me mundur ta paraqesin rastin si duhet, se si do të sillen në tavolinën e bisedimeve dhe si kanë me arrit me bind faktorin ndërkombëtar për atë çfarë është Serbia dhe çka po dëshiron me bë”.

“Sa ka me e bind faktorin ndërkombëtar vendosmërinë e Kosovës për të shkuar drejtë paqes. Dëshirën tonë për stabilitet dhe për përmbyllje të problemeve me Serbinë. Të gjitha këto me bëjnë të shqetësuar për ato që vijnë edhe ta shohim rrugës por nga ajo që po shoh, zhvillimet që jam duke i parë nga eksperienca ime politike, nuk është e lehtë kjo fazë që ne jemi futur. Janë komplikuar gjërat shumë”.

Duke folur për sulmin në veri, Limaj ka deklaruar se politika kosovare është në testin e fundit për të treguar shkathtësi e seriozitet me angazhimet e veta. Ndërsa, ka kërkuar më shumë kujdes nga arroganca e t’i ikë entuziazmit.

“Për të ardhmen edhe për të ardhmen e asaj pjese të territorit dhe mënyrës se si do të përmbyllet. Kjo tashmë ka kaluar në një fazë tjetër. Besoj se të dielën status-quoja është mbyllur e është hapur një fazë e re e agresionit, prandaj edhe Kosova duhet t’i ndryshojë politikat e saj. Duhet të ketë një qasje krejt ndryshe në raport me atë pjesë, Serbinë por edhe me faktorin ndërkombëtar. Kosova më shumë se kurrë duhet të tregojë pjekuri, maturi. Politika kosovare është në testin e fundit për të treguar shkathtësi, seriozitet me angazhimet e veta. Qeveria duhet të ketë kujdes nga arroganca, duhet të ikë nga entuziazmi që mund ta mbytë atë por të punojë fortë e ta ndërtojë një pozicion të favorshëm për Kosovën në tavolinën e bisedimeve, e këtë rast ia ka dhënë Policia e Kosovës”, u shpreh Limaj.

Pas trazirave në veri, KFOR-i ka shtuar numrin e pjesëtarëve në Bransjkë të Zveçanit. Por rolin e tyre, kreu i Nisma-s kërkon që mos të ndryshohet. Fatmir Limaj thotë se është humbje për Kosovën zëvendësimi i KFOR-it me Policinë.

“Këto janë sinjale për mua shqetësuese. Së pari, shtimi i numrit të forcave të KFOR-it është i mirëseardhur deri aty ku ata nuk e ndryshojnë rolin e vet që e kanë. Policia e Kosovës në aksion ka treguar që jo vetëm që ka aftësi por ka profesionalizëm mbi të gjitha për të kryer detyrat e veta që dalin nga Kushtetuta dhe ligjet. Kosova nuk ka nevojë për një forcë të KFOR-it që luan rolin e policisë sepse Kosova e ka policinë e vet dhe KFOR-i në asnjë rrethanë nuk duhet ta merr rolin e policisë”, u shpreh Limaj. /EO/

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments