Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për ligjin për konfiskim të pasurisë.
Ajo ka dhënë detaje shtesë për këtë ligj, teksa ka paralajmëruar se mjekët dhe profesorët e nivelit të lartë do ta deklarojnë pasurinë.
“Janë profesione të ndjeshme, pra mund të korruptohen. Mjekët dhe profesorët e nivelit të lartë pritet t’i bashkangjiten konfiskimit, respektivisht deklarimit të pasurisë. Por, duhet ta keni parasysh, gjithçka do të shkohet sipas rregullave, pra i dyshuari fillimisht duhet të hetohet, të dënohet e pastaj t’i konfiskohet pasuria”, tha ndër të tjera Haxhiu në “Kanal10”.
Ligji për Konfiskimin e Pasurisë ka ngjallur reagime të shumta në vend.
Nga opozita ka pasur kritika se ky ligj po përdoret për luftë politike dhe se VV po dëshiron të marrë nën kontroll sistemin e drejtësisë.