
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar pamje me dron të rrugës në ndërtim Prishtinë-Podujevë. Punimet e kësaj rrugë ai i ka quajtur si “progres të dukshëm”, por nuk ka treguar se kur pritet përfundimi i tyre.
Sipas ministrit Aliu, projekti në fjalë po përparon dukshëm.
“Ky projekt i rëndësishëm, që lidhë jo vetëm Podujevën me Kryeqytetin, por edhe gjithë mërgimtarët me shtëpitë e tyre, po përparon dukshëm. Na kanë vonuar punët e mbrapshta, por nuk na kanë ndalur”, është shprehur Aliu.
Pamje: