Në mesin e pikave të dakorduara është edhe ajo për zvogëlim të numrit të policëve në dhe rreth objekteve komunale.
Qeveria bëri të ditur se duke vlerësuar situatën, masa e policisë në komunat veriore do të reduktohet në 25%.
Lidhur me këtë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se kjo gjë do të bëhet në dakordim me KFOR dhe EULEX-in.
“Situata do të vlerësohet në bazë të situatës. Situata e sigurisë do të vlerësohet në vazhdimësi. Situata tensionohet – policia është aty” tha Haxhiu.
Të njëjtën gjë e pohoi edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili deklaroi se Policia e Kosovës nuk do të tërhiqet plotësisht nga veriu.
“Nuk ka tërheqje të Policisë, as nga ndërtesat komunale e as përreth” tha Aliu.