Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaLiberalizimi i vizave, Haradinaj: Për t’i ndalur të rinjtë duhet t’ju japim...

Liberalizimi i vizave, Haradinaj: Për t’i ndalur të rinjtë duhet t’ju japim punë e para

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon masa emergjente nga Qeveria e Kosovës para se të ndodhë migrimi masiv i qytetarëve.

Po ashtu u theksua se Gjermanisë i nevojiten 1. 5 milion punëtorë, ku Kosova mund të jetë një prej vendeve që do të furnizojë me punëtorë.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se shumë punëtorë të sektorit privat po e lënë punën për shkak se të njëjtit nuk paguhen sa duhet.

“Lëvizja e parë çështjet e pazgjidhura politike, problemet e sigurisë, lajm i keq. Lëvizja e dytë moslëshimi i pares në treg dhe gabim para kësaj date. Për shembull, po të kisha qenë në qeveri, po të kishte qenë AAK në qeveri isha interesuar që të gjithë buxhetin potencial, plus hua me marrë ndonjë kredi, program të veçantë që të lëshojë në treg, në ekonomi dhe me lëshua te sipërmarrësit që do kishin mundur të ofrojnë vende të punës të paguara më shumë, më shumë se deri sot. Për të ju ndalur ne juve këtu, përpos një klime të përgjithshme duhet të ju japim punë edhe pare. Punë, vend të punës për të ofruar edhe pare”, deklaroi Haradinaj.

Teksa luti të rinjtë e të rejat që të qëndrojnë në Kosovë, ai tha se duhet të ekzistojë një shtab krize.

“Për me qenë numri i atyre që shkojnë jashtë vendit më i vogël, do të ishte dashur sot një shtab krize në Kosovë, besoni shtab krize. Me marr me shumë urgjencë, me shumë shqetësim dhe çdo potencial financiar, çdo pare që e ka Kosova me lëshua në treg për vende të punës edhe me mbërri parja më shpejt te të rinjtë tonë, që ata të ri të përtojnë ose të mos kërkojnë të dalin jashtë vendit se i humbin disa benificione që po ua krijon ti sot. Ne e dimë që kjo është e pashmangshme që do të shkojnë disa të rinj e disa do të gjejnë vend të punës dhe do të qëndrojnë atje, pastaj nuk e harrojnë vendin dhe do të kthehen, por prapë do të ishte shumë me rëndësi një infuzion për vende të punës dhe pare. Punë dhe pare për të rinjtë”, shtoi ai.

“Pse ne nuk jemi në atë momentin festiv që do të ishte dashur me qenë, në rrethana normale, mendoj që janë disa faktor. Faktori i parë dhe më i rëndësishmi është një situatë jo e favorshme për ne në zonën Shengen në Bashkimin Evropian. Cila është ajo situatë? Për ata është tregues i zhvillimit ekonomik, sepse është vendi që krijon vende të reja të punës, që është Gjermani për shembull, është tregues i zhvillimit ekonomik. Zhvillimi ekonomik matet nga kapaciteti i shtetit për të krijuar vende të reja të punës, ajo është situatë e favorshme për Gjermaninë, por në këtë rast është situatë e pafavorshme për neve. Që kapacitetet absorbuese të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për me thith njerëz nga vendet tjera janë jashtëzakonisht të mëdha. Aktualisht Gjermania qëndron me një situatë ku ka nevojë për 1. 5 milionë punëtorë të profesioneve të ndryshme. Që Kosova mund të jetë njëra prej vendeve që i furnizon deficitet aktuale të tregut të punës të Gjermanisë”, u shpreh ai.

Argjend Zejnaj nga Instituti për Lidership Civil tha se edhe pse liberalizimi i vizave për Kosovën është konfirmuar, ka deklarata kërcënuese për pezullim.

“Çfarë duhet të bëjë shteti i Kosovës që liberalizimi i vizave të mos na kthehet në ogurzi sa i përket zbrazjes së Kosovës, sidomos nga gjeneratat e reja e më shumë se kaq nga profesionistët. Të ndërmarrë masa emergjente e urgjente që të stabilizojë vendin në kuptimin ekonomik financiar, duke përfunduar sagën me Ligjin e Pagave, duke rikthyer në funksion Këshillin Ekonomik Social me plot kuptimin e fjalës, ku bëjnë pjesë të gjitha nivelet e organizimit shtetëror, publik, privat dhe sindikatat e të dyja këto. Pagat duhet të rriten me urgjencë, por jo me vendime qeveritare por me ligj. Duhet të parashihet që me automatizëm, sipas rritjes ekonomike të ndodhë edhe rritja e pagave në çdo vit”, theksoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments