Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike do të mbajnë sot konferencë për media, në të cilën do të flitet për sëmundjen e lisë së majmunëve.
Konferenca mbahet në ora 14:00 në Ministri të Shëndetësisë, thuhet në njoftimin dërguar mediave.
Çfarë duhet të dinë qytetarët rreth këtij virusi dhe sa është i rrezikshëm? Për Gazetën Express të hënën ka folur Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj.