Robert Lewandowski e ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë për vitin 2021.
Shtëpia më e madhe e futbollit po e mban ceremoninë e ndarjes së çmimeve për vitin që lamë pas.
Robert Lewandowski e mposhti kështu konkurrencën nga Messi dhe Salah që ishin në treshen finaliste për këtë çmim.
Lewandowski ishte i pandalshëm vitin e kaluar duke shënuar shumë gola e duke thyer rekorde të njëpasnjëshme.
Kujtojmë se Topin e Artë për vitin 2021 e fitoi Messi, duke e mposhtur pikërisht Lewandowskin.
Sulmuesi polak fitoi këtë çmim edhe në vitin 2020