Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeLetra e politikanëve perëndimorë e shqetëson Serbinë, Bërnabiq: Kurti ka përkrahjen e...

Letra e politikanëve perëndimorë e shqetëson Serbinë, Bërnabiq: Kurti ka përkrahjen e tyre

Letra e hapur e kryetarëve të komisioneve për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, SHBA-së, Gjermanisë dhe vendeve të tjera, përfshirë Ukrainës, për qasje të re ndaj Kosovës dhe Serbisë, ka nxitur reagime në Serbi.

Në letrën që i është dërguar Kryediplomatit evropian, Josep Borrell, Sekretarit Antony Blinken dhe Sekretarit britanik, James Cleverly, kërkohet që t’i bëhet presion Serbisë dhe reagime ndaj veprimeve të saj.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka shpërndarë letrën e publikuar nga  Alisia Kearns, e cila drejton Komisionin për Punë të Jashtme në Britani të Madhe, duke thënë se ajo ishte e “mirëserardhur”

“Kjo letër dhe këto postime nga Alicia Kearns [Komisioni për Punë të Jashtme në Britani], Michael Roth [Komisoni për Punë të Jashtme në Gjermani] dhe Komisioni për Punë të Jashtme në Senatin Amerikan, janë më se të mirëseardhura, pasi sigurojnë prova të gjalla që Kurti me të vërtete ka përkrahjen e plotë dhe kurajon për ta minuar paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, ka shkruar Bërnabiq.

Reagime të tjera nga Serbia ka pasur edhe dje. Kryediplomati serb, Ivica Daciq është hidhëruar më së shumti me nënshkrimin e vënë nga Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Ukrainës, sepse në letër përmendet se “Kosova është shtet sovran”. Sipas Daciqit, Ukraina i bën dëm vetës, nëse e pranon pavarësimin e Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments