Saturday, October 19, 2024
HomeSportL’Equipe: Shaqiri ka arritur marrëveshje personale me Lyonin

L’Equipe: Shaqiri ka arritur marrëveshje personale me Lyonin

Xherdan Shaqiri është shumë afër të transferohet tek Lyoni.

 

Futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është shumë afër të transferohet tek skuadra franceze, Lyon e cila po këmbëngul për transferimin e tij.

Sipas të përditshmes franceze, L’Equipe, Shaqiri ka pranuar ofertën e Lyonit dhe ka arritur marrëveshje personale me klubin dhe tani mbetet vetëm marrëveshja finale me Liverpoolin që “Big Shaq” të transferohet në “Groupama Stadium”.

Shaqiri do të përfitojë rreth 350 mijë euro në muaj, kjo do të jetë paga më e lartë që pas largimit të Depay nga Lyoni.

Oferta e fundit për 29 vjeçarin ishte rreth 4 milionë euro, por Liverpooli e kishte refuzuar. Tani francezët duhet të bëjnë ofertën e dytë për ta “rrëmbyer” Shaqirin.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments