Një person i gjinisë mashkullore ka pësuar dje lëndime në vendin e tij të punës dhe më pas është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Rasti është hapur si “rrezikim në vendin e punës”.
RREZIKIM NË VENDIN E PUNËS/Rr. Ndue Perlleshi, Prishtinë 04.09.2021 – 12:43.
Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore deri sa ka qenë duke punuar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me këtë është intervistuar një mashkull kosovar dhe me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.