Saturday, November 23, 2024
HomeSportLëndohet Karim Benzema pak ditë para ‘Euro 2020’, shpërthen në lot

Lëndohet Karim Benzema pak ditë para ‘Euro 2020’, shpërthen në lot

Karim Benzema është lënduar disa ditë para fillimit të Euro 2020.

Sulmuesi i Real Madridit u lëndua në miqësoren që Franca po e fiton 1-0 ndaj Bullgarisë.

Ai u detyrua të lëshojë fushën e lojës pas 30 minutave lojë, pas një goditjeje që mori në Kofshën e majtë, shumë afër gjurit.

Te Franca shpresojnë të mos jetë diçka serioze pak ditë para startit të Kampionatit Evropian.

Franca e nis Evropianin me 15 qershor, të martën, kundër Gjermanisë, derisa më pas do të përballet me Hungarinë dhe në fund me Portugalinë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments