Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaLekaj thotë se qeveria Kurti po bën filma, paralajmëron skandale të reja...

Lekaj thotë se qeveria Kurti po bën filma, paralajmëron skandale të reja të pushtetit

Pal Lekaj, deputet i AAK-së, ka pasur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Madje, Lekaj e ka akuzuar qeverinë se “po bën filma”.

“Kjo qeveri po bën filma. Edhe qytetarët po e dinë që po bëjnë filma me seri që i përndjekin vazhdimisht dhe s’kalojnë asnjë javë pa ndonjë seri. Pa ndonjë skandal asnjë javë nuk ka me shku, kanë me dalë edhe skandale të tjera”,– tha ai në Tëvë1.

Tutje, ai ka paralajmëruar edhe skandale të reja të pushtetit.

“Nëse nuk dalin skandale të tjera, atëherë prapë do të vi në këtë studio dhe do ta them. Jemi gjallë dhe shëndosh. Do të vij në këtë studio dhe do ta shihni që cilat skandale kanë me dalë. Unë nuk po i përmendi, por do të binden edhe qytetarët që kë e kanë pasur në qeveri… do të dalin të tjera komunikime… edhe me Radojçiqin edhe me gjëra të tjera që nuk dua t’i përmendi fare”, ka deklaruar Lekaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments